Putini: Sanksionet e SHBA-së ndaj Kubës janë të papranueshme
- Presidenti rus, Vlladimir Putin gjatë takimit të sotëm me minsitrin kubanez të Punëve të jashtme, Bruno Rodrigez Parilja në Kremlin, deklaroi se raportet mes dy vendeve në përgjithësi po zhvillohen në kahje pozitive, si dhe se sanksionet e reja amerikane janë të papranueshme.
Moskë, 18 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin gjatë takimit të sotëm me minsitrin kubanez të Punëve të jashtme, Bruno Rodrigez Parilja në Kremlin, deklaroi se raportet mes dy vendeve në përgjithësi po zhvillohen në kahje pozitive, si dhe se sanksionet e reja amerikane janë të papranueshme.
"Sa i përket marrëdhënieve bilaterale, ato në përgjithësi po zhvillohen në drejtim pozitiv. Jam i bindur se sot do të kemi mundësi të bisedojmë hollësisht për të gjitha këto çështje", deklaroi Putin, transmeton Ria Novosti.
Putin theksoi se Rusia i konsideron të papranueshme sanksionet amerikane, të cilat kanë të bljnë me bllokadën e furnizimit të Kubës me naftë.
"Tani kemi në një periudhë të posaçme, me sanksione të reja. E di si ndjehemi lidhur me to. Nuk do të pranojmë asgjë të ngjashme. Qëndrimi i Minsitrisë së të Jashtme është i hapur, i qartë dhe i sigurt", theksoi Putin.
Bruno Rodrigez Parilja theksoi se Kuba i falënderon autoritetet ruse për solidaritetin në kushte të ashpërsimit të bllokadës energjetike të ishullit nga ana e SHBA-së.
Бруно Родригез Париља истакна дека Куба е благодарна на руските власти за солидарноста во услови на заострување на енергетската блокада на островот од страна на САД.
Ministri kubanez paraprakisht sot, në takime të ndara, bisedoi me minsitrin e jashtëm rus, Sergej Llavrov dhe me zëvendëskryetarin e Këshillit rus të sigurisë, Dmitrij Medvedev. ab/
Foto: ЕPА