Putini ka zhvilluar bisedë telefonike me Trampin
- Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, kanë zhvilluar bisedë telefonike, njoftoi këshilltari i presidentit rus, Jurij Ushakov.
Moskë, 29 prill 2026 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp kanë zhvilluar bisedë telefonike, njoftoi këshilltari i presidentit rus, Jurij Ushakov.
Biseda ka qenë me nismë nga pala ruse dhe zgjati rreth një orë e gjysmë.
Putini dënoi ashpër atentatin ndaj presidentit amerikan dhe shprehu mbështetje për liderin amerikan.
Udhëheqësit diskutuan situatën në Iran dhe Gjirin Persik, raporton Sputnik.
"Rusia vazhdon kontaktet aktive me Iranin dhe vendet e Gjirit Persik, Izraelin dhe SHBA-në", deklaroi Ushakov dhe shtoi se Putini beson se është e drejtë të vazhdohet regjimi i armëpushimit sepse kjo do të kontribuojë në stabilizimin e situatës. mb/
Foto: MIA