Putin: Rendi global po shkatërrohet, po vjen një epokë e re
- Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se vendet perëndimore po i humbin pozitat e tyre lidere dhe po u lënë vend qendrave të reja për rritje dhe vendeve nga Jugu global dhe se vendet që mbështesin sovranitetin e tyre në fusha kyçe, luajnë rol të rëndësishëm në këtë arkitekturë.
Moskë, 28 prill 2026 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se vendet perëndimore po i humbin pozitat e tyre lidere dhe po u lënë vend qendrave të reja për rritje dhe vendeve nga Jugu global dhe se vendet që mbështesin sovranitetin e tyre në fusha kyçe, luajnë rol të rëndësishëm në këtë arkitekturë.
Në video-fjalim drejtuar pjesëmarrësve në forumin "Dialogu i hapur", ai tha se qasjet e mëparshme, si dhe normat dhe rregullat e vendosura të jetës afariste dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, gradualisht po e humbin forcën, përfshirë edhe për shkak të veprimeve të vendeve perëndimore që po humbin pozitat e tyre lidere, njofton "Sputnik".
Sipas tij, "të gjitha elementet e rritjes globale, nga ekonomia dhe financat te teknologjia dhe demografia, ndryshohen në mënyrë të pakthyeshme dhe në këtë moment po formohet arkitekturë multipolare e zhvillimit global".
Ai theksoi se asnjë vend nuk mund të zhvillohet vetëm, në kurriz të vendeve të tjera ose në dëm të tyre.
"Modeli i zhvillimit global do të jetë i qëndrueshëm dhe i drejtë vetëm nëse bazohet në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë dhe i merr parasysh interesat e të gjitha vendeve", shtoi Putin.
Qendra kombëtare “Rusia” është nikoqir i Forumit të dialogut të hapur “E Ardhmja e Botës: Platforma e Re për rritje globale” nga 27 deri më 29 prill.
Qëllimi i këtij forumi është të formësojë një vizion për zhvillimin e ardhshëm global përmes bashkëpunimit të ekspertëve, ndërsa këtë vit morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 120 vende. bsh/
Foto: EPA