Publikohet Konkursi për çmimin shtetëror për shkencë "Goce Dellçev" për vitin 2026
- – Është publikuar Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2026, me të cilin jepet mirënjohje shoqërore për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në lëmin e shkencës.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA) – Është publikuar Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2026, me të cilin jepet mirënjohje shoqërore për realizime veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut në lëmin e shkencës.
Siç është bërë e ditur në Konkursin e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, çmimi në vitin 2026 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar në vitin 2025.
Afati për parashtrimin e propozimeve për ndarjen e çmimit fillon sot dhe do të zgjasë deri më 13 shkurt të vitit 2026. Çmimi ndahet më 4 maj – ditën e vdekjes së Goce Dellçevit.
Në Konkursin e publikuar janë theksuar kriteret dhe e drejta e pjesëmarrjes së konkursit, është sqaruar kush mund të parashtrojë propozim (institucione, shoqata tregtare, shoqata të qytetarëve dhe qytetarë), mënyra e parashtrimit të propozimeve dhe adresa në të cilën duhet të dërgohen. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s