Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për ndërtimin e tunelit hekurudhor mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kaloi filtrin e komisionit
- Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme sot njëzëri pranoi propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë lidhur me përgatitjen, ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar dhe e dërgoi zgjidhjen e propozuar ligjore për miratim në Kuvend.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme sot njëzëri pranoi propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë lidhur me përgatitjen, ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar dhe e dërgoi zgjidhjen e propozuar ligjore për miratim në Kuvend.
Sipas Krum Efremovit, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, bëhet fjalë për një marrëveshje që rregullon çështjet teknike, financiare dhe organizative lidhur me përgatitjen, ndërtimin dhe funksionalizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në drejtim të lidhjes së dy shteteve.
"Në praktikë, ndërtimi i kësaj infrastrukture, e cila është objekt i marrëveshjes, duhet të përmbushë kërkesat e BE-së dhe NATO-s për këtë lloj infrastrukture, veçanërisht në lidhje me standardet dhe specifikimet teknike të rrjetit të transportit trans-evropian. Kjo marrëveshje gjithashtu, do të krijojë kushte pozitive politike dhe ekonomike për bashkëpunim më të madh tregtar dhe industrial të Republikës së Bullgarisë dhe vendit tonë, me qëllim ndërtimin, por edhe funksionimin operativ të vendkalimit kufitar dhe të aktiviteteve në pjesën e mirëmbajtjes së këtij tuneli", theksoi Efremov.
Ai shtoi se me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje mundësohet fillimi dhe zbatimi i këtij aktiviteti.
Ndryshe, sipas propozim-ligjit bëhet fjalë për një tunel me gjatësi 2.383 metra, prej të cilave 1.193,70 metra janë në territorin e Republikës së Bullgarisë, ndërsa 1.189,30 metra në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht tuneli lidh linjën hekurudhore Sofje–Pernik–Radomir–Gjueshevë–kufiri midis dy shteteve–Kriva Pallankë–Beljakovcë–Kumanovë–Shkup.
Komisioni miratoi gjithashtu Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim i parë dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lirë. Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Lexim i parë, Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin në Marrëveshjen qendrore evropiane për tregti të lira. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s