Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë në komision kuvendor
- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, si dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim ligji për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së, në lexim të parë, dhe Shqyrtimi i Raportit të Komisionit ligjvënës-juridik rreth Propozimit të ligjit për prokurorinë publike - leximi i dytë.
Siç informuan nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji për Këshillin e prokurorëve publikë paraqet hap të rëndësishëm drejt përforcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.
Procedura e rregulluar hollësisht për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, që inicohet në bazë të kërkesës së arsyetuar prej së paku katër anëtarëve të Këshillit dhe rolit të përforcuar të Këshillit në procedurën për zgjehdje dhe shkarkim të Prokurorit publik të RMV-së, përfshirë edhe mundësinë për parashtrim të nismës për shkarkim në Kuvend, janë disa nga ndryshimet kyçe në Propozim-ligj.
Siç qëndron në arsyetimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, ceket se dispozitat e propozim ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës është e ndërlidhur reciprokisht me dispozitat dhe vendimet në Propozimin e Ligjit për Prokurorinë publike dhe me to bëjet qasja drejt tejkalimit të sfidave të konstatuara në disa dokumente strategjike vendore dhe ndërkombëtare në drejtim të realizimit të qëllimit për Përforcim të pavarësisë së rolit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe cilësisë në veprimin e Prokurorisë publike, në pajtim me standardet e BE-së.
Me miratimin e Ligjit për prokurorinë publike dhe Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së, siç ceket, pritet të prëforcohet pavarësia e Prokurorisë publike, përforcimi i mekanizmave për përgjegjësi të personave të cilët kryejnë funksione në sistemin e jurisprudencës, përforcim të kapaciteteve dhe efikasitetit të prokurorisë publike, përforcim të kritereve për zgjehdje të prokurorëve publikë. Ceket se prokurorët të cilët janë lëndë e procedurave disiplinore i kanë të gjitha garancat për gjykim të drejtë në pajtim me dispozitat nga kto dy ligje.
Siç cekën atëherë nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji së bashku me Propozim-ligjin për Prokurorinë publike, morën mendim të përbashkët pozitiv nga Komisioni i Venecies.
Në rend dite të Komisionit për çëshjte ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim-plani financiar për vitin 2026 i Komisionit rregulaltor për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale të RMV-së dhe Propozimi i vendimit për caktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për Financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026. ab/
Foto: МIА Arkivi