• четврток, 09 април 2026

Prokuroria: Rreth 65 kilogramë mariuhanë janë konfiskuar në Gradsko, hetim kundër dy personave

Prokuroria: Rreth 65 kilogramë mariuhanë janë konfiskuar në Gradsko, hetim kundër dy personave

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka lëshuar Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër dy personave për veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Të dyshuarit, siç njoftoi sot Prokuroria, bashkërisht kishin kryer transport të palejuar të rreth 65 kilogramë mariuhanë, ndërsa ishin zbuluar në pikëpagesën Stobi, në afërsi të Gradskos. 

“I dyshuari i parë, një banor 38-vjeçar i Shkupit, po transportonte drogën e paketuar në katër çanta të mëdha të zeza udhëtimi në një makinë me targa të Shkupit. I dyti, një banor 55-vjeçar i Kavadarit, vepronte si ‘pastrues’ ose pararendës në një automjet tjetër, i ngarkuar me paralajmërimin për kontrolle të mundshme”, thuhet në kumtesë.

Në pikën e pagesës, nëpunësit e policisë vunë re lëvizje të dyshimtë të makinës që përmbante drogën, ndërsa shoferi pasi iu dha sinjali për të ndaluar për identifikim, iku me shpejtësi të madhe drejt Gradskos. Megjithatë, nëpunësit e policisë arritën ta kapnin dhe kontrolluan automjetin, ku gjetën marihuanën.

Prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin e parë. fc/

Foto: PPRMV

 

Остани поврзан