• сабота, 16 мај 2026

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Jovanovskin, mbrojtja kërkon lirim nga akuzat

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Jovanovskin, mbrojtja kërkon lirim nga akuzat

Shkup, 28 prill 2026 (MIA) – Me fjalët përmbyllëse të palëve sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër Stojançe Jovanovskit ku Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për të pandehurin, duke vlerësuar se procedura vërtetoi vazhdimësinë e dhunës fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj Ivana Jovanovskës e cila, sipas aktakuzës, kulminoi me tragjedinë më 2 mars të këtij viti, kur ajo dhe vajza e saj gjashtëvjeçare Katja humbën jetën. Mbrojtja, nga ana tjetër kërkoi lirimin nga akuzat, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte vërtetuar as pasojën dhe as shkakun e veprave që i m'vishen të akuzuarit.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Adela Bojçeviç theksoi se deklaratat e anëtarëve të familjes, ekspertiza psikiatrike, dokumentacioni mjekësor, regjistrimet audio dhe provat e tjera materiale jepnin një pamje të qartë të abuzimit afatgjatë dhe se ky nuk ishte një incident i izoluar, por i dhunës së vazhdueshme dhe kontrollit mbi palën e dëmtuar.

"Gjatë kësaj procedure, Prokuroria paraqiti prova të shumta. Nga deklaratat, raportet e ekspertizës familjare dhe psikiatrike, dokumentacioni mjekësor, regjistrimet audio dhe provat e tjera materiale, gjykata mori një pamje të qartë të abuzimit. Ky nuk është një rast i izoluar... Pala e dëmtuar ishte e varur financiarisht nga i akuzuari, pa siguruar një vend për të jetuar për veten dhe fëmijën e saj dhe i pandehuri ishte në dijeni të kësaj dhe e përdori atë për ta kërcënuar se do ta linte pa kulm mbi kokë dhe pa fëmijën e saj", deklaroi Bojçeviq.

Prokurorja tha se e dëmtuara për shkak të frikës i tërhoqi denoncimet e saj të mëparshme, megjithëse provat, siç tha ajo, tregojnë se ajo po përpiqej të mbronte shtëpinë dhe fëmijën e saj.

Bojçeviqi vlerësoi se deklaratat e nënës, vëllait dhe dëshmitarëve të tjerë janë reciprokisht të qëndrueshme dhe plotësojnë situatën në të cilën pala e dëmtuar jetonte nën frikë, kontroll dhe ndjenjë të vazhdueshme pashprese. Ajo gjithashtu theksoi se dëshmia e Martin Sazdovit mbeti konzistent me provat e tjera dhe se sipas Prokurorisë, ajo konfirmon varësinë në të cilën ndodhej pala e dëmtuar, duke përfshirë kërcënimet që lidhen me banesën dhe Katjën.

"Nga deklarata e nënës së Ivanës, morëm fotografi të qartë se dhuna ndodhi gjatë një periudhe më të gjatë kohore... Vëllai dha një pasqyrë të drejtpërdrejtë të asaj që ajo personalisht ia besoi, e pa atë "duke u dridhur nga frika" dhe se ajo ishte nën kontrollin e vazhdueshëm të të akuzuarit... 'Duhet të jem e mirë me të në mënyrë që të ma kthejë dhuratën'" – kjo fjali konfirmon varësinë e Ivanës", tha prokurorja.

Lidhur me të akuzuarin, prokurori deklaroi se sipas ekzaminimit mjekësor, ai nuk ka ndonjë sëmundje mendore që do të zvogëlonte përgjegjësinë e tij, por përkundrazi dominon nevoja për kontroll, manipulim, mungesë e vetëbesimit dhe dyshimi.

"Propozoj që gjykata të japë një vendim dhe të vendosë një dënim brenda maksimumit ligjor që do të pasqyrojë rëndësinë e krimeve dhe nevojën për parandalimin e dhunës në familje. Prokuroria po kërkon dënimin maksimal për të tre kallëzimet penale për shkak të mesazhit se dhuna fizike dhe ajo në familje mund të vrasë po aq sa forca fizike", theksoi Bojçeviqi.

Gjykimi kundër Jovanovskit filloi në fund të marsit. Gjatë procedurës së provave, gjykatës iu paraqitën regjistrime audio nga raportet e policisë dhe regjistrime video të cilat sipas Prokurorisë, regjistruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Ivana Jovanovskës.

Stojançe Jovanovski akuzohet për tre vepra penale – lëndim trupor si vazhdim i dhunës në familje, rrezikim i sigurisë dhe nxitje për vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje, të lidhura me tragjedinë e 2 marsit të këtij viti.

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан