Prokuroria e shënoi Ditën e jurisprudencës me vizion për integritet dhe modernizim
- Me moton "Integritet, reforma, drejtësi", Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shënoi Ditën e jurisrpudencës. Porositë kryesore ishin kahëzuar drejt prëforcimit të integritetit, reformave të vazhdueshme, digjitalizimit dhe integrimit evropian si themele për jurisprudencë të pavarur dhe efikase.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Me moton "Integritet, reforma, drejtësi", Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shënoi Ditën e jurisrpudencës. Porositë kryesore ishin kahëzuar drejt prëforcimit të integritetit, reformave të vazhdueshme, digjitalizimit dhe integrimit evropian si themele për jurisprudencë të pavarur dhe efikase.

Prokurori republikan publik, Nenaad Saveski në ngjarje theksoi se integriteti është baza e punës së prokurorisë.
Saveski shtoi se reformat janë proces i vazhdueshëm dhe impuls i domosdoshëm për zhvillim të prokurorisë.
Ai paralajmëroi se një prej prioriteteve kyçe do të jetë digjitalizimi dhe modernizimi i prokurorisë, me qëllim që të sigurohet transparencë dhe efikasitet më i madh.

Zëvendëskryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Mariana Ilievska theksoi se besimi i qytetarëve varet nga pavarësia e sistemit.
Kryetari i Shoqatës së prokurorëve publik, Elvin Veli e potencoi rolin e prokurorisë si shtyllë e shtetit juridik.
Ngjarja u rrumbullakësua me ndarjen e mirënjohjeve për ish-prokurorët. ab/
Foto: МIА