• петок, 06 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Prokuroria: Dyshime për kontrabanda të stolive të arit në vlerë prej gjysmë milioni euro në aeroportin e Shkupit, është ngritur hetim

Prokuroria: Dyshime për kontrabanda të stolive të arit në vlerë prej gjysmë milioni euro në aeroportin e Shkupit, është ngritur hetim

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Një burrë dhe një grua nga Antverpen, kanë mbërritur dje në vend me një fluturim nga Vjena, të cilët duke shmangur kontrollin doganor në aeroportin e Shkupit, kanë transportuar mall të padeklaruar - gjithsej 209 copë stoli ari me peshë prej 1711,1 gram dhe me vlerë totale prej 479.555 euro, kumtoi sot Prokuroria Publike.

Prokuroria themelore publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, shtetas të Belgjikës, të cilët dyshohet se si bashkëkryetarë kanë kryer vepër penale - Kontrabandë nga neni 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të dyshuarit, siç theksohet në kumtesën e Prokurorisë, pasi kanë kaluar kontrollin e pasaportave në Aeroportin e Shkupit, kanë kaluar në kanalin e gjelbër, ku kalojnë pasagjerët të cilët nuk kanë mall për të deklaruar, ndërsa i dyshuari i dytë gjatë përzgjedhjes nga doganieri është udhëzuar që në skaner ta kontrollojë bagazhin personal, ku është vërejtur se dy valigjet janë të mbushura me kuti të zbrazëta për stoli dhe sende tjera të padeklaraura. Ai ka sqaruar është duke udhëtuar me gruan e tij, e cila është e dyshuara e parë dhe se ajo ka kaluar kontrollin e pasaportës. Pak më vonë e dyshuara është kthyer dhe gjatë kontrollit plotësues doganor në bagazhin e saj personal – çantën e shpinës që mbante me vete – janë gjetur malli i padeklaruar – stoli ari, të cilat janë konfiskuar.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për dy shtetasit e huaj të dyshuar për kontrabandë me mallra me vlerë në përmasa të mëdha. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан