• петок, 13 март 2026

Prodhuesit e naftës në Lindjen e Mesme e kanë ulur ndjeshëm prodhimin

Prodhuesit e naftës në Lindjen e Mesme e kanë ulur ndjeshëm prodhimin

Londër, 10 mars 2026 (MIA) - Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Lindjen e Mesme po e ulin në mënyrë plotësuese prodhimin, pasi Ngushtica kyçe e Hormuzit është pothuajse e paralizuar, gjë që e çrregullon tregun global energjetik.

Blumberg, duke iu referuar burimeve anonime, raportoi se katër prodhuesit më të mëdhenj në rajon - Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti - kanë ulur prodhimin e tyre të përbashkët deri në 6,7 milionë fuçi në ditë, duke ulur furnizimin global me naftë me rreth gjashtë për qind.

Arabia Saudite ka ulur prodhimin me dy deri në 2.5 milionë fuçi në ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe për 500,000 deri në 800,000 fuçi në ditë, Kuvajti për rreth 500.000 fuçi në ditë, ndërsa Iraku ka ulur prodhimin për rreth 2.9 milionë fuçi në ditë.

Për shkak të furnizimit të ndërprerë, çmimi i naftës është rritur në 120 dollarë për fuçi dje, por pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp la të kuptohej se lufta mund të mbaronte së shpejti, çmimet ranë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан