• сабота, 21 февруари 2026

Procedurë hetuese kundër tre personave për "shoqërim kriminal", përcaktohet paraburgim

Procedurë hetuese kundër tre personave për

Shkup, 7 shkurt 2026 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke vepruar në bazë të kallëzimit të parashtruar nga Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në kuadër të Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz, mori urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër tre personave nga Shkupi.  

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për B.D. (33), M.D. (29) dhe S.E. (25), të gjithë nga Shkupi. 

Siç informon Prokuroria Publike, ekziston bazë se të dyshuarit kanë kryer vepër penale “shoqërim kriminal” dhe vepër penale “përgatitje të paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materie spërkatëse”. 

Në kuadër të procedurës parahetimore, është përcaktuar se ekziston dyshimi se personat po organizohen për t'u hakmarrë ndaj vëllezërve të tyre, të cilët u akuzuan dhe u dënuan për krimin "organizatë terroriste" vitin e kaluar. Sipas dëshmive të mbledhura deri më tani, të dyshuarit vepruan në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, si grup me angazhim të përbashkët ideologjik, bazuar në narrativa radikale islamiste. Ekzistojnë dyshime se janë ndërmarrë aktivitete për të mbledhur mjete në të holla nga vendi dhe jashtë vendit dhe se ato janë përdorur për propagandë dhe aktivitete të Shtetit Islamik, si dhe për furnizimin me armë.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, ndërsa nën udhëheqjen e prokurorit publik nga PTHP NKOK dje ishin kryer bastisje në disa shtëpi dhe hapësira të tjera në shumë lokacione në Shkup. Gjatë bastisjeve ishin gjetur dhe marrë pushkë automatike me dy korniza dhe 44 plumba, dy pistoleta me tri korniza dhe 14 plumba, një pushkë gjuetie, një pushkë ajri, një bombë dore, armë të llojit dhe kalibrit të ndryshëm dhe materiale të tjera dëshmuese. 

Me urdhër të prokurorit publik kompetent, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarit i përcaktoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, për shkak të ekzistimit të bazave ligjore të parapara në Ligjin për procedurë penale. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe MPB

 

Остани поврзан