Privohet nga liria një kontrabandues emigrantësh afër kufirit me Greqinë, gjenden pesë persona nga Vietnami
- Në afërsi të kufirit me Greqinë në zonën e fshatit Bogorodicë, nëpunës policorë nga SP për VK Bogorodicë kanë privuar nga liria U.Sh. (48) nga Shkupi, nën dyshimin se me një automjet udhëtarësh "Tojota korolla'' me targa të Italisë, ka transportuar pesë persona emigrantë, të gjithë nga Vietnami.
Shkup, 24 prill 2026 (MIA)- Në afërsi të kufirit me Greqinë në zonën e fshatit Bogorodicë, nëpunës policorë nga SP për VK Bogorodicë kanë privuar nga liria U.Sh. (48) nga Shkupi, nën dyshimin se me një automjet udhëtarësh "Tojota korolla'' me targa të Italisë, ka transportuar pesë persona emigrantë, të gjithë nga Vietnami.
Siç informon MPB-ja, me urdhër të prokurorit publik, U.Sh është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën tranzitore "Vinojug" - Gjevgjeli.
Foto: MPB