Privohet nga liria një kontrabandist i emigrantëve, gjenden gjashtë persona nga Egjipti dhe Algjeria
- Policia arrestoi një shtetas të Turqisë, i cili transportonte emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria, bëri të ditur sot MPB.
Kumanovë, 24 shkurt 2026 (MIA) - Policia arrestoi një shtetas të Turqisë, i cili transportonte emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria, bëri të ditur sot MPB.
"Dje rreth orës 21:30 në një pikë karburanti në autostradën Shkup-Kumanovë, nëpunës policorë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, për shkak se me një automjet ,,Shkoda'' me targa regjistrimi të Kosovës, transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria", bëri të ditur MPB.
Më parë, në pikëpagesën rrugore Ramnali, ai nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë të nëpunsëve policorë, por pas marrjes së masave, automjeti është gjetur.
O.K. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Foto: MPB