Privohen nga liria dy kontrabandistë, kapen emigrantë nga Kina dhe Afganistani
- Në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, nëpunësit policorë të Stacionit policor për Kontroll kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë mbrëmë në orën 19:30 kanë zbuluar pesë persona duke tentuar që të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) - Në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, nëpunësit policorë të Stacionit policor për Kontroll kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë mbrëmë në orën 19:30 kanë zbuluar pesë persona duke tentuar që të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
Siç njofton MPB-ja, në të njëjtën kohë nga liria u privuan L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, pasi ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, ndërsa për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim emigrantësh” sipas nenit 418-B të Kodit penal, gjithashtu, në afërsi të vijës kufitare u privuan nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T., të dy nga Gjevgjelia. Afër tyre u gjetën telefona celularë të cilët janë proceduar për veprime të mëtejme, ndërsa ata u ndaluan në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngritët kallëzim përkatës. qa/
Foto: arkivi i MIA-s