• сабота, 21 февруари 2026

Prindërit e viktimave nga Kran-Montana para ndërtesës së prokurorisë përballen me çiftin Moreti

Prindërit e viktimave nga Kran-Montana para ndërtesës së prokurorisë përballen me çiftin Moreti

Sion, 12 shkurt 2026 (MIA) - Xhesika Moreti, bashkëshortja e pronarit të klubit "Konstelejshn" në qendrën dimërore zvicrane "Kran-Montana", sot së bashku me bashkëshortin e saj Zhak, u përball me familjarët e viktimave para zyrës së prokurorit publik në Sion, ku ajo pritet të intervistohet në kuadër të hetimeve për zjarrin në natën e Vitit të Ri, në të cilin humbën jetën 41 persona.

Mbërritja e çiftit Moreti shkaktoi tensione, ndërsa anëtarët e familjeve të viktimave i prisnin para ndërtesës, duke brohoritur: "I vratë fëmijët tanë" dhe "Më shiko në sy", raporton "Figaro". 

Avokatët e të akuzuarve dhe sigurimi ndërhynë për t'i ndarë familjet, gazetarët dhe të dyshuarit. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан