• понеделник, 28 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Presidentja e Zvicrës: Vendosja e tarifave nga SHBA-ja është thirrje për zgjim

Presidentja e Zvicrës: Vendosja e tarifave nga SHBA-ja është thirrje për zgjim

Bern, 5 prill 2025 (MIA) - Presidentja e Zvicrës, Karin Keler-Suter sot paralajmëroi se vendosja e tarifave amerikane ndaj Zvicrës prej 31 për qind është "alarm".

Ajo që na duhet tani është të shpjegojmë gjërat në tryezën e negociatave, deklaroi Keler-Suter.

"Zvicra ka shumë për të ofruar", ka thënë Keler-Suter, duke shtuar se vendi është një "partner i rëndësishëm ekonomik" dhe se kompanitë zvicerane janë ndër investitorët kryesorë të huaj në SHBA.

Ajo theksoi se Zvicra “do të tregojë vlerë të shtuar e cila nuk është vetëm ekonomike”.

Keler-Suter tha se në negociatat me Uashingtonin nuk ka ndonjë qëllim që të “hiqet dorë” nga mbrojtja e bujqësisë dhe refuzimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht në Zvicër, që është një nga kritikat e presidentit amerikan Donald Tramp.

“Duam të analizojmë në detaje situatën përpara se të shqyrtojmë ndonjë masë", shton ajo.

Keler-Suter tha gjithashtu se, derisa Zvicra nuk planifikon për momentin asnjë masë hakmarrëse, "dera nuk është e mbyllur për asnjë opsion në këtë fazë".

Foto: EPA

Остани поврзан