• сабота, 21 февруари 2026

Presidenti Tramp uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti Tramp uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2026 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Tramp, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij drejtuar presidentes, presidenti Tramp ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti Tramp ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.

Presidenti Trampi ka shprehur gjithashtu falënderimin ndaj presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Në fund të mesazhit, presidenti Tramp shpreh besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Тагови

Остани поврзан