• понеделник, 20 април 2026

Presidenti malazez Millatoviq për vizitë zyrtare në vend

Presidenti malazez Millatoviq për vizitë zyrtare në vend

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, ajo do ta presë presidentin malazez me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoninë në vilën "Vodno".

Më pas do të pasojë takimi tet-a-tet i presidentëve, si dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi.

Në suaza të vizitës zyrtare do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes këshillave rinorë pranë kabineteve të dy presidentëve.

Në kuadër të vizitës në vend presdienti i Malit të Zi nesër do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën e "Shën Spasit" në Shkup.

Më 1 prill, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti Jakov Millatoviq do të mbajnë ligjeratë të përbashkët në Fakultetin juridik "Justiniani i parë" pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup. ab/

Foto МIА arkivi

 

 

 

 

 

Остани поврзан