Presidenti kolumbian Petro paralajmëroi për një komplot për atentat kundër tij
- Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro dje paralajmëroi për komplote të reja për atentat kundër tij, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend.
Rio de Zhanjero, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro dje paralajmëroi për komplote të reja për atentat kundër tij, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend.
Petro, duke folur gjatë një takimi me ministrat e tij që u transmetua drejtpërdrejt, përshkroi incidente specifike që kanë ndodhur gjatë udhëtimeve të tij.
Ai tha se të hënën në mbrëmje helikopteri me të cilin po udhëtonte nuk ka mundur të ulet, pasi ndaj mjetit fluturues "do të qëllohej".
"As nuk i ndezën dritat aty ku duhej të ulesha", tha ai, duke shtuar se në vend të kësaj, helikopteri ka fluturuar për orë të tëra mbi det të hapur.
Petro, i cili është në detyrë që nga viti 2022, edhe në të kaluarën në disa raste ka folur për plane të dyshuara për sulm kundër tij.
Presidenti brazilian i bëri këto deklarata pas zhdukjes së përkohshme dhe të dyshimtë të senatores indigjene Aida Kilkue, e cila është politikisht e afërt me të. Ai foli për një fazë të re të pasigurisë politike.
Sipas bashkëpunëtorëve të saj, Kilkue ishte ndaluar nga persona të panjohur në qarkun administrativ jugperëndimor të Kaukas. Më vonë, kryetari i komunës konfirmoi se senatorja është gjetur e gjallë. Rajoni është një nga më të rrezikshmit në vend, me prani të fortë të grupeve të armatosura ilegale.
Zgjedhjet presidenciale në Brazil janë caktuar për në fund të muajit maj. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s