Prenxhov: Për propozim ligjin për Prokurori publike janë parashtruar 27 amendamente nga grupet e deputetëve
- Për Projektligjin për Prokurorinë publike grupet parlamentare kanë paraqitur 27 amendamente, ndërsa do të ketë edhe amendamente komisioni, informoi në konferencën e sotme për shtyp Lupço Prenxhov, deputet i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe "Maqedonisë Tuaj" dhe kryetar i komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Për Projektligjin për Prokurorinë publike grupet parlamentare kanë paraqitur 27 amendamente, ndërsa do të ketë edhe amendamente komisioni, informoi në konferencën e sotme për shtyp Lupço Prenxhov, deputet i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe "Maqedonisë Tuaj" dhe kryetar i komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.
Gjatë ditës së djeshme, pas përfundimit të debatit publik, kemi paraqitur 13 amendamente nga BDI, 10 amendamente nga LSDM dhe 4 amendamente nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, dhe njëkohësisht kemi një njoftim se do të kemi edhe amendamente komisioni në vetë seancën, tha Prenxhov.
Një seancë e Komisionit për leximin e dytë të Projektligjit është planifikuar për nesër. Ai pret që Projektligji të vihet në rend të ditës të një seance plenare deri në fund të këtij muaji.
"Nesër është leximi i dytë i këtij ligji. Nga ajo që munda të shoh fillimisht, ka amendamente që janë të pranueshme dhe kjo është mirë, sepse procesi i përfshirjes duhet të jetë përparësi për këto zgjidhje ligjore. Mund të jemi të ndarë në shumë gjëra, mund të kemi qëndrime dhe pikëpamje të ndryshme politike për gjërat, por kur bëhet fjalë për ligje të tilla si Prokuroria publike, kur bëhet fjalë për gjyqësorin, politikën e jashtme, ne si shtet duhet të kemi një qëndrim të unifikuar, duhet ta ndërtojmë atë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe debati publik, në fakt, është ky", tha ai.
Prenxhov theksoi se me Projektligjin për Prokurorinë publike po i afrohemi, një hap më afër, arritjes së axhendës së reformave dhe Bashkimit Evropian. mb/
Foto: MIA