• понеделник, 20 април 2026

Prej nesër e deri të premten reshje të shiut, ndërsa në male të borës

Prej nesër e deri të premten reshje të shiut, ndërsa në male të borës

Shkup, 30 prill 2026 (MIA) – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej nesër e deri të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male të borës. Për shkak të ftohjes, reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa nga vendet më të larta. 

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshje më të dendura të shiut do të ketë të mërkurën dhe të enjten kur lokalisht pritet të bien mbi 50 litra në metër katrorë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa të mërkurën erë e fuqishme nga drejtimi verilindor. 

Në ditët e fundjavës moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me rritje të temperaturave të ditës. 

Në Shkup në tri ditët e ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet do të jenë më të dendura të mërkurën dhe të enjten. Pastaj moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан