"Posta": Po punohet në zgjidhjen për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave
- "Posta e Maqedonisë së Veriut" informoi se po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave pasi që erdhi deri tek ngadalësimi gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore për shkak të obligimeve të reja me ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH).
Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - "Posta e Maqedonisë së Veriut" informoi se po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave pasi që erdhi deri tek ngadalësimi gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore për shkak të obligimeve të reja me ndryshimet e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar (TVSH).
Me ndryshimet e Ligjit për TVSH-së, që hynë në fuqi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, hiqet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura onlajn në vlerë deri 22 euro, ndërsa "Posta e Maqedonisë së Veriut", për shkak të konstatimit të TVSH-së, është e obliguar të gjitha dërgesat e porositura onlajn t'i dorëzojë për kontroll doganor. Ky obligim i ri, thonë nga atje, krijon ngadalësim gjatë përpunimit dhe kontrolleve doganore të dërgesave.
"'Posta e Maqedonisë së Veriut' së bashku me Drejtorinë e doganave po punon në gjetjen e zgjidhjes për përshpejtim të formaliteteve doganore dhe përpunimit të dërgesave, e tëra kjo me qëllim që të arrijnë në afat sa më të shpejtë drejt pranuesve/shfrytëzuesve", informoi "Posta" nacionale në kumtimin në ueb-faqen e vet, duke bërë thirrje për durim dhe mirëkuptim.
Ministria e Financave paraprakisht kumtoi se pret efekte të drejtpërdrejta pozitive ndah ekonomisë dhe punës së kompanive vendore me zbatimin e ndryshimeve ligjore me të cilat hiqet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat onlajn me vlerë deri 22 euro.
"Me heqjen e lirimit pothuajse të 4 milionë denarëve në muaj, aq sa është qarkullimi drejt onlajn-platformave të huaja në periudha të caktuara, do të rikahëzohen drejt ekonomisë vendore.Këto mjete do të ndihmojnë në rritjen e kompanive lokale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve dhe rrogave të të punësuarve", informoi Ministria e Financave pasi që Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit në nëntorin e vitit të kaluar.
U cek se modeli i ri do të kontribuojë për uljen e ekonomisë gri. Sistemi i deritanishëm lejonte keqpërdorime të mundshme - import të mallrave të liruara nga TVSH-ja, të cilat më tej shiteshin në tregun vendor. Zgjidhjet e reja ligjore e parandalojnë këtë praktikë dhe sigurojnë ambient të drejtë dhe të kontrolluar të tregut.
Në regjistrin e licencave të Agjencisë për posta janë evidentuar 29 kompani, nga të cilat "Posta e RMV-së" është bartëse e lejes individuale për sigurim të shërbimit universal, ndërsa të tjerat të autorizimit të përgjithshëm. ab/
Foto: МIА arkivi