• сабота, 16 мај 2026

Portreti i Trampit në serinë e re të pasaportave amerikane

Portreti i Trampit në serinë e re të pasaportave amerikane

Nju-Jork, 29 prill 2026 (MIA) - Departamenti Amerikan i Shtetit do të lëshojë një seri të kufizuar pasaportash këtë verë me portretin e presidentit amerikan Donald Tramp, ndërsa motivi është festimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, raportuan sot mediat amerikane.

Foks njuz, i cili pati një qasje ekskluzive në dizajnin e pasaportës së re, raportoi se imazhi i Trampit do të jetë në pjesën e brendshme të kopertinës. Fotografia i ngjan portretit zyrtar të Trampit nga mandati i tij i dytë.

Edhe pjesa e përparme e pasaportës do të ndryshohet pak, ku fjalët "Shtetet e Bashkuara të Amerikës" do të vendosen me një font pak më të madh mbi stemën e SHBA-së.

Pjesa e pasme e pasaportës do të jetë e shtypur me flamurin amerikan me 13 yje, siç ishte versioni i parë i flamurit amerikan në vitin 1777, dhe me numrin 250 midis yjeve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit deklaroi për Foks njuz se pasaporta do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve amerikanë deri sa të mbarojnë rezervat, por do të lëshohet vetëm në zyrën e pasaportave në Uashington.

Foks njuz shkruan se lëshimi i pasaportave ka të ngjarë të fillojë paralelisht me një sërë ngjarjesh që Tramp planifikon të shënojë përvjetorin e pavarësisë.

Pasaporta e shpallur me imazhin e Trampit ka provokuar tashmë komente të shumta të ashpra dhe tallje në rrjetet sociale dhe vërejtje se vetëm sundimtarët autokratë dhe diktatorët bëjnë gjëra të tilla, shkruajnë agjencitë. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан