Poroshenko: Kurrë mos i beso Putinit, mos harro - ai është oficer i KGB-së
- Ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ie porositi presidentit aktual të vendit, Volodimir Zelenskin, që të mos i besojë kurrë presidentit rus Vlladimir Putin dhe të hyjë në negociata me të vetëm kur ai ka një avantazh.
Kiev, 19 shkurt 2026 (MIA) - Ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ie porositi presidentit aktual të vendit, Volodimir Zelenskin, që të mos i besojë kurrë presidentit rus Vlladimir Putin dhe të hyjë në negociata me të vetëm kur ai ka një avantazh.
Ai për Politiko nga Munihu tha se ka frikë se këto parime do të injorohen në bisedimet e paqes të negociuara me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Siç theksohet, Poroshenko, i cili quhet edhe "mbreti i çokollatës së Ukrainës", e tha këtë bazuar në përvojën e tij me marrëveshjet e Minskut të viti 2014 dhe 2015, të cilat supozohej të ngrinin konfliktin rreth Donbasit, ndërsa u nënshkruan nga liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe separatistëve ukrainas.
Poroshenko, presidenti i parë i zgjedhur i Ukrainës që nga kryengritja e Euromajdanit në vitin 2013-14, në të cilën u rrëzua Viktor Janukoviç, i cili u mbështet nga Moska, beson se Zelenski bëri një gabim duke u angazhuar në negociata që përjashtuan evropianët dhe duhet të kishte këmbëngulur për një armëpushim të menjëhershëm.
"Dhe pavarësisht katastrofës në Zyrën Ovale shkurtin e kaluar, ai duhet t'i ishte përmbajtur kërkesës së thjeshtë për armëpushim. Ai nuk e kupton Putinin dhe nuk e kupton Trampin. Ndërsa ne kemi një problem tjetër: Trampi nuk e kupton Putinin. Ndërsa kjo është një tragjedi globale, dhe jo vetëm për Ukrainën", tha Poroshenko.
"Trampi mendon se Putini po bën tregti me të dhe po përpiqet të arrijë kushte më të mira paqeje. Kjo nuk është e vërtetë. Putini nuk bën tregti. Ai ka një kuptim absolutisht të ndryshëm. Putini dëshiron të rinovojë Bashkimin Sovjetik. Putini dëshiron përsëri të rivendos perandorinë Ruse. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Putini ëndërron për vendin e tij në histori, pavarësisht çmimit të jetëve të humbura - jetëve ruse dhe, kuptohet, jetëve ukrainase", tha Poroshenko, i cili udhëheq partinë kryesore opozitare, solidariteti Evropian.
Ai beson se Putini po e përdor kërkesën për territor në Ukrainën lindore "për të tentuar të destabilizojë situatën e brendshme politike në Ukrainë" dhe të shkatërrojë unitetin e vendit, pasi çdo lëshim territorial do të duhej të votohej në një referendum, gjë që do t'i ndante ukrainasit. Ky është një skenar rus. Mos harroni, Putini është oficer i KGB-së. Ai është specialist për këto gjëra", tha Poroshenko. rq/
Foto: EPA