• петок, 20 февруари 2026

"Politiko": SHBA-ja ushtron presion ndaj NATO-s për reduktimin e misioneve në Kosovë dhe Irak

Bruksel, 19 shkurt 2026 (MIA) - Portali në Bruksel, "Politiko", duke cituar burime anonime, publikoi se SHBA-ja ushtron presion ndaj NATO-s që të kufizojë aktivitetet e saj ndërkombëtare, mes të cilave dhe reduktimin e forcave të KFOR-it në Kosovë dhe përfundimin e misionit këshillimor të Aleancës Veriatlantike në Irak. 

KFOR-i aktualisht ka gjithsej 4.500 ushtarë dhe sipas bashkëpunëtores për politikë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Engjëllushe Morina, misioni në Kosovë është thelbësor për sigurinë rajonale. Sipas saj, tërheqja e KFOR-it mund t’i inkurajojë separatistët serbë në veri të Kosovës.

Dhe pesë diplomatë të NATO-s, theksuan se ishin "të shqetësuar për përpjekjen për t’i dhënë fund misionit" sepse "gjërat në Ballkanin Perëndimor mund të përshkallëzohen shpejt".

Një përfaqësues i NATO-s për "Politiko" potencoi se "nuk ka një afat kohor të lidhur me misionin e NATO-s në Irak... ose me KFOR-in".

"Këto misione bazohen në nevoja, i nënshtrohen rishikimit periodik dhe përshtaten me ndryshimin e rrethanave. Ende nuk është marrë asnjë vendim për ndërprerjen e ndonjë operacioni. Të 32 aleatët duhet të miratojnë fillimin dhe mbarimin e misioneve, një proces që zakonisht përfshin lobim dhe fushata presioni nga shumë aleatë, ndërsa jo vetëm nga SHBA-së, deklaroi përfaqësuesi i NATO-s. 

Aleanca në Irak ka një mision këshillimor për të forcuar institucionet lokale të sigurisë dhe për të parandaluar kthimin e Shtetit Islamik. SHBA-ja kërkoi nga aleatët të përfundojnë misionin në Irak në shtator, me tërheqjen e 2.500 ushtarëve amerikanë në përputhje me marrëveshjen me Bagdadin deri në vitin 2024.

Analistët paralajmërojnë se shfuqizimi i misionit dhe prania amerikane në Irak mund të forcojë grupet militante dhe të destabilizojë Kurdistanin verior. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан