"Politiko": Këshilltarë të Trampit angazhohen për atë që Izraeli i pari ta sulmojë Iranin para aksionit ushtarak amerikan për përkrahje të opinionit në SHBA
- Këshilltarët e lartë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, angazhohen për atë që Izraeli ta kryejë sulmin e parë ndaj Iranit para aksionit eventual amerikan, me qëllim që të sigurohet përkrahje më e madhe nga opinioni amerikan për hyrjen e SHBA-së në konflikt, deklaruan burime nga Shtëpia e Bardhë për "Politiko".
Uashington, 26 shkurt 2026 (MIA) - Këshilltarët e lartë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, angazhohen për atë që Izraeli ta kryejë sulmin e parë ndaj Iranit para aksionit eventual amerikan, me qëllim që të sigurohet përkrahje më e madhe nga opinioni amerikan për hyrjen e SHBA-së në konflikt, deklaruan burime nga Shtëpia e Bardhë për "Politiko".
Sipas infromatave të dy burimeve, një pjesë e ekipit të Trampit beson se sulmi izraelit do të shkaktonte hakmarrje iraniane, që pastaj do ta lehtësonte mobilizimin e përkrahjes së votuesve për sulmin amerikan ndaj Iranit.
Vlerësimi, siç thuhet, është se qytetarët amerikanë më lehtë do të pranonin luftë nëse SHBA-ja ose aleati i saj sulmohen. Këto burime njoftojnë se, edhe krahas mendimeve të tilla, skenari më i sigurt është operacioni i përbashkët amerikano-izraelit.
Në të njëjtën kohë, burime të afërta me administratën njoftojnë se në Uashington po zvogëlohen shpresat për zgjidhje diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, edhe krahas asaj se përfaqësuesit e posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner arritën në Gjenevë për të tentuar të arrijnë marrëveshje.
Sipas "Politiko"-s, po shqyrtohen opsione të ndryshme, nga goditja e kufizuar fillestare për shkak të presionit ndaj Teheranit që të pajtohet me marrëveshjen deri në fushatë më të gjerë ushtarake nëse marrëveshja dështon.
Objektivat eventuale, sipas përfaqësuesve amerikanë, janë objektet bërthamore dhe infrastruktura për raketa balistike e Iranit. bsh/
Foto: EPA