• сабота, 16 мај 2026

Policia turke arrestoi 83 persona, bllokoi 940 llogari dhe mbylli 93 grupe për shkak të publikimeve në lidhje me të shtënat në Kahramanmarash dhe Shanliurfa

Policia turke arrestoi 83 persona, bllokoi 940 llogari dhe mbylli 93 grupe për shkak të publikimeve në lidhje me të shtënat në Kahramanmarash dhe Shanliurfa

Ankara, 16 prill 2026 (MIA) - Policia turke ka arrestuar 83 persona, ka bllokuar 940 llogari në mediat sociale dhe ka mbyllur 93 grupe në aplikacionin e mesazheve Telegram për publikime që ndikojnë negativisht në shoqëri dhe lartësojnë krimin dhe kriminelët.

Masat u ndërmorën si pjesë e hetimeve për të shtënat në shkollat në Kahramanmarash dhe Shanliurfa, bëri të ditur policia në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk.

Nëntë persona u vranë, ndërsa trembëdhjetë u lënduan pasi një nxënës 14 vjeçar në një shkollë në Kahramanmarash hapi zjarr ndaj tyre dje. Një ditë më parë, një ish nxënës 19 vjeçar në një shkollë në Shanliurfa hapi gjithashtu zjarr ndaj shkollës, duke plagosur 16 persona. Të dy autorët e sulmit u gjetën të vdekur.

“83 persona u arrestuan dhe kundër tyre u ndërmorën masa ligjore pasi u përcaktua se ata ndanin postime dhe kryenin aktivitete që përmbanin kualifikime që lavdëronin kriminalitetin dhe ndikonin negativisht në shoqëri”, thuhej në deklaratën mbi aktivitetet e agjencive të zbatimit të ligjit.

Përveç kësaj, u morën masa për të bllokuar 66 URL- adresa dhe për të hequr përmbajtjet e postuar në to pas të shtënave në Kahramanmarash, bëri të ditur transmetuesi shtetëror turk TRT Haber.

Sipas autoriteteve, URL- adresat në fjalë shpërndanë përmbajtje provokuese në lidhje me sulmin nëpërmjet Telegramit. Një hetim ka filluar gjithashtu kundër llogarive që shpërndanë incizime nga të shtënat nëpërmjet kanalit të komunikimit. Një grup në Telegram me mbi 100.000 anëtarë ku shpërndaheshin xhirime që lidhen me të shtënat, është mbyllur.

Policia turke ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist në të shtënat në shkollën në Kahramanmarash. Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të policisë në Fejsbuk thuhet se kontrollet fillestare janë kryer në telefonin e autorit 14-vjeçar i cili ishte një nxënës i klasës së tetë në shkollën ku hapi zjarr.

"Hetimet fillestare zbuluan se autori përdori një fotografi në profilin e tij në ‘UatsAp’ që i referohet Eliot Roxherit i cili kreu sulm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2014", tha policia turke.

Eliot Roxher njihet për urrejtjen e tij ndaj grave dhe kërcënimet për vrasje për shkak të vetmisë dhe problemeve seksuale. Ai theri me thikë tre persona në banesën e tij dhe vrau tre të tjerë, ndërsa ngiste makinën dhe në këmbë duke qëlluar të tjerë, përpara se të vetëvritej.

 

 

 

Остани поврзан