• петок, 15 мај 2026

Policia në Nju Jork qëlloi për vdekje një burrë i cili me hanxhar sulmoi udhëtarë në metro

Policia në Nju Jork qëlloi për vdekje një burrë i cili me hanxhar sulmoi udhëtarë në metro

Nju-Jork, 12 prill 2026 (MIA) – Një burrë i armatosur me një hanxhar lëndoi tre persona në stacionin e metrosë "Grand Central" në Nju Jork, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, njoftoi Bi-Bi-Si.

Sulmuesi lëndoi një burrë 84-vjeçar dhe një burrë 65-vjeçar në kokë dhe fytyrë, ndërsa një grua 70-vjeçare pësoi prerje në shpatull ndërsa ishte në peronin e metrosë. Policia kumtoi se sulmuesi, i identifikuar si 44-vjeçari Entoni Grifin, injoroi disa urdhra për të hedhur armën dhe e quajti veten "Lucifer".

Autoritetet deklaruan se kanë dyshime se incidenti kishte lidhje me terrorizmin, por ngjarja shkaktoi riorientimin e linjave të metrosë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Keti Hoçul, në deklaratë theksoi se "njerëz të pafajshëm u sulmuan në një akt dhune të pakuptimtë".

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, vlerësoi nëpunësit e policisë për reagimin e tyre të shpejtë dhe njoftoi se pamjet e kamerave të policisë të incidentit do të publikohen. ls/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан