• сабота, 21 февруари 2026

Policia belge kreu bastisje në Komisionin Evropian: Hetimi për blerjen e ndërtesave me vlerë 900 milion euro

Policia belge kreu bastisje në Komisionin Evropian: Hetimi për blerjen e ndërtesave me vlerë 900 milion euro

Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Policia belge kreu bastisje në disa hapësira të Komisionit Evropian në Bruksel, si pjesë e një hetimi për parregullsi të mundshme gjatë shitjes së patundshme në pronësi të BE-së në vitin 2024, publikoi "Fajneshëll tajms". 

Sipas kërkimeve të burimeve të njohura me operacionin, bastisjet u kryen sot në disa vende, duke përfshirë departamentin përgjegjës për buxhetin. Hetimi ka të bëjë me shitjen e disa ndërtesave të BE-së të kryera gjatë mandatit të mëparshëm të Komisionit Evropian, kur politikani austriak Johanes Han ishte përgjegjës për buxhetin.

Han menaxhoi buxhetin e BE-së me vlerë gati një trilion euro deri në vitin 2024. Pas largimit nga funksioni, ai u emërua përfaqësues special i BE-së për Qipron. 

Rasti po udhëheqet nga Prokuroria publike evropiane, ndërsa lëndë të hetimit janë gjithsej 23 ndërtesa që u blenë nga fondi shtetëror belg i investimeve SFPIM për 900 milionë euro në vitin 2024. rq/

Foto: Printskrin

Остани поврзан