Plagosen tre persona në sulmet e dronëve rus në rajonin e Kievit
- Dy persona u plagosën në rajonin Brovari, pasi u qëllua një lagje banesore, transmetoi Ukrinform.
Kiev, 5 maj 2026 (MIA) - Dy persona u plagosën në rajonin Brovari, pasi u qëllua një lagje banesore, transmetoi Ukrinform.
Sipas kryeshefit të administratës ushtarake rajonale, Mikolla Kallashnik, u plagos një grua 34 vjeçare dhe një burrë 37 vjeçar, të cilët morën ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes. Janë dëmtuar dritare, fasada e ndërtesës dhe një automobil.
Personi i tretë u plagos në rajonin Vishgorod, ku pas sulmit shpërthue zjarr në objektin industrial, i cili në ndërkohë u shua.
Gjatë natës dhe në mëngjes u dëgjuan shpërthime edhe në Kiev, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërim për lëvizjen e dronëve rusë nga drejtimi verilindor. Për shkak të kërcënimit të dronëve, u shpall rrezik ajror në kryeqytet dhe në disa pjesë të rajonit të Kievit. sa/
Foto: Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës