Pjesëmarrja e delegacionit parlamentar në Konferencën për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së
- Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që do të mbahet nga 3 deri më 5 mars në Nikozia, Qipro. Konferenca, në kushte sfidash aktuale gjeopolitike, ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e një BE-je më rezistente, më të bashkuar dhe më efikase në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që do të mbahet nga 3 deri më 5 mars në Nikozia, Qipro. Konferenca, në kushte sfidash aktuale gjeopolitike, ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e një BE-je më rezistente, më të bashkuar dhe më efikase në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Fokusi i Konferencës do të vihet në prioritetet dhe strategjitë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP) dhe politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes (CSDP), forcimit të ndikimit të Bashkimit Evropian në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërt, si dhe në ndërtimin e mbrojtjes evropiane më të fortë dhe me kapacitete më të larta.
Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut janë kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Pavle Arsoski, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, si dhe anëtarët e komisioneve të lartpërmendura: Oliver Spasovski dhe Rashella Mizrahi,
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, konferenca është në kuadër të dimensionit parlamentar të Kryesimit të Qipros me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe organizohet nga Parlamenti i Republikës së Qipros.
Në këtë konferencë pritet pjesëmarrja e kryetarëve të komisioneve përkatëse parlamentare nga vendet anëtare të BE-së dhe Ballkani Perëndimor, anëtarë të Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues nga komuniteti akademik dhe i sigurisë. Në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, konferenca synon të kontribuojë në ndërtimin e një BE-je më rezistente, më të bashkuar dhe më efikase në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Konferenca shërben si platformë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet parlamenteve nacionale të vendeve anëtare, vendeve kandidate për anëtarësim në BE, Parlamentit Evropian dhe ekspertëve të ftuar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s