• петок, 17 април 2026

Pistoriusi: NATO-ja e mbron Evropën nga raketat iraniane

Pistoriusi: NATO-ja e mbron Evropën nga raketat iraniane

 Brizbejn, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius deklaroi se Evropa është e sigurt nga rrezet e mundshme të raketave iraniane, duke theksuar se kontinenti mbrohet nga sistemi i mbrojtjes kolektive të NATO-s.

 Gjatë një vizite në një kazermë australiane pranë Brizbejnit, Pistoriusi tha se Evropa është "e sigurt, veçanërisht sepse Gjermania nuk mbrohet vetë në mbrojtje ajrore, por në kuadër të forcave të NATO-s".

 Ai u përqendrua edhe në vendosje e sistemit për mbrojtje ajrore "Erou 3" (Arrow 3), të furnizuar nga Izraeli, i cili pritet të hyjë në funksion së shpejti.

 "Është një hap i madh përpara. Më kujtohen kritikat kur e furnizuam - u pretendua se nuk kishte raketa për të kapur", tha Pistoriusi.

 Sistemi "Erou 3" është projektuar për të shkatërruar raketat armike në lartësi mbi 100 kilometra - një aftësi që forcat e armatosura gjermane (Bundesver) nuk e kanë pasur ende. Baza ajrore Shenevalde/Holcdorf, në kufirin midis krahinave gjermane të Saksonisë-Anhaltit dhe Brandenburgut, është e para nga tre vendet e planifikuara për vendosjen e sistemit.

Pistoriusi theksoi se rrezet e veprimit të raketave balistike iraniane janë të njohura prej kohësh. 

 "Gjithsesi, teorikisht ato mund të arrijnë në Evropë. Por, këtë e dinim edhe më parë. Pyetja është me çfarë kokash raketore dhe me çfarë saktësie. Prandaj mbështetemi në aftësinë e përbashkët mbrojtëse të NATO-s", shtoi ai.

 Ministri theksoi edhe se raketat për sistemin amerikan "Patriot" së shpejti do të fillojnë të prodhohen në Gjermani, nga ana e kompanisë MBDA.

 Foto: DPA

 

Остани поврзан