Pinjo: KE kishte të drejtë ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në Bordin e Paqes
- Komisioni Evropian kishte të drejtë ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takimin e parë të Bordit të Paqes të inicuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, edhe krahas kritikave të disa vendeve anëtare, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Paula Pinjo.
Bruksel, 20 shkurt 2026 (MIA) - Komisioni Evropian kishte të drejtë ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takimin e parë të Bordit të Paqes të inicuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, edhe krahas kritikave të disa vendeve anëtare, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Paula Pinjo.
"Në kompetencë të Komisionit është të pranojë ftesa të llojit të tillë", deklaroi Pinjo për gazetarët në Bruksel, duke theksuar se prezenca në takim nuk do të thotë mbështetje për nismën", raportuan mediat britanike.
Shefi i diplomacisë franceze, Zhan - Noel Baro, vlerësoi se KE nuk duhej ta pranojë ftesën, sepse nuk mori mandat për ta bërë këtë nga Këshilli.
Pinjo theksoi se pjesëmarrja e KE-së është shenjë përkushtimi ndaj Palestinës dhe rindërtimit të Gazës, ndërsa jo mbështetje për vetë Bordin e Paqes. sa/
Foto: MIA arkivi