Pilotët e "Lufthansës" hyjnë në grevë dy ditore
- Pilotët e kompanisë ajrore gjermane "Lufthansa" hynë sot në një grevë dy-ditore, e cila pritet të rezultojë në anulimin e fluturimeve për në Mynih dhe Frankfurt.
Berlin, 12 mars 2026 (MIA) - Pilotët e kompanisë ajrore gjermane "Lufthansa" hynë sot në një grevë dy-ditore, e cila pritet të rezultojë në anulimin e fluturimeve për në Mynih dhe Frankfurt.
Kompania njoftoi se pavarësisht grevës së pilotëve, të paktën gjysma e fluturimeve të planifikuara do të operohen dhe se fluturimet për në Lindjen e Mesme janë të përjashtuara nga greva.
Sindikata e pilotëve "Vereinigung Kokpit" tha se greva do të jetë më e vogël në përmasa, krahasuar me grevën e 12 shkurtit, në të cilën mori pjesë edhe sindikata e ekuipazhit të kabinës UFO, gjatë së cilës u anuluan rreth 800 fluturime.
Sindikata u ka bërë thirrje më shumë se 5,000 pilotëve të "Lufthansës", "Lufthansa Kargo" dhe "Lufthansa Sitilajn" që të bashkohen me një grevë 48-orëshe. Kompania ajrore dhe sindikata mbeten të ndarë në lidhje me rritjen e pagave në degën rajonale Sitilajn dhe pensionet më të larta për pilotët e "Lufthansa Kargo" dhe linjës ajrore amë "Lufthansa".
Kompania ajrore e dënoi grevën si një përshkallëzim të panevojshëm, veçanërisht në një kohë pasigurie të shtuar gjeopolitike për shkak të luftës në Iran, e cila po prek udhëtarët anembanë botës. sa/
Foto: MIA arkivi