• сабота, 16 мај 2026

Pezeshkian: Mossuksesi i negociatave është për shkak të mungesës së vullnetit politik" nga SHBA-ja

Pezeshkian: Mossuksesi i negociatave është për shkak të mungesës së vullnetit politik

Teheran, 14 prill 2026 (MIA) – Presidenti iranian Masud Pezeshkian fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mossuksesin në bisedimet e fundit paqësore në Islamabad, duke përmendur ato që i përshkroi si kërkesa të tepërta dhe mungesë të vullnetit politik midis zyrtarëve të lartë amerikanë.

Në bisedën telefonike me presidentin francez, Emanuel Makron, Pezeshkian tha se faktorë të ndryshëm kanë penguar arritjen e një marrëveshjeje, publikoi dje televizioni shtetëror iranian në gjuhën angleze Press TV.

“Pavarësisht mirëkuptimit të arritur nga ekspertët midis palëve, teprica dhe mungesa e vullnetit politik midis zyrtarëve të lartë amerikanë penguan finalizimin e marrëveshjes”, u citua Pezeshkian.

Ai tha se diplomacia mbetet rruga e preferuar e Iranit, duke mbrojtur plotësisht dinjitetin dhe sovranitetin e tij kombëtar.

SHBA-ja dhe Irani zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta gjatë fundjavës nën ndërmjetësimin e Pakistanit, por negociatat përfunduan pa një rezultat të prekshëm. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан