Peter Magjar e dha betimin si kryeministër i ri i Hungarisë
- Peter Magjar sot e dha betimin si kryeministër i ri i Hungarisë, me çka u shënua fundi i sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbanit.
Budapest, 9 maj 2026 (MIA) - Peter Magjar sot e dha betimin si kryeministër i ri i Hungarisë, me çka u shënua fundi i sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbanit.
Magjari e dha betimin në Parlament pasi partia e tij e qendrës së djathtë Tisa arriti fitore të bindshme në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke e mposhtur Fidesin e Orbanit.
Partia Tisa fitoi shumicën prej dy të tretave në Parlamentin me 199 vende, duke i dhënë asaj mundësi për të përmbysur politikat kryesore të vendosura gjatë viteve të Orbanit në pushtet.
Presidenti i vendit, Tomas Suljok paraprakisht ka kërkuar nga Magjari të formojë qeveri të re, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet.
Suljok tha se votuesit hungarezë kanë shprehur vullnetin e tyre dhe i kanë besuar Tisës përgjegjësinë për menaxhim me vendin.
Magjari njoftoi se prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe kthimi i fondeve të BE-së, të ngrira për shkak të shqetësimeve në lidhje me sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
Deputetët sot zgjodhën Agnes Forsthofer nga Tisa si kryetare të re të Parlamentit. bsh/
Foto: EPA