• сабота, 19 септември 2026

Pesë zjarre aktive, një nën kontroll dhe gjashtë të shuar

Pesë zjarre aktive, një nën kontroll dhe gjashtë të shuar

Shkup, 18 gusht 2026 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar.

"Aktualisht, pesë zjarre janë aktive - Komuna e Studeniçanit: fshati Moranë - fshati Vrtekicë - fshati Gaber (pyll i përzier). Komuna e Makedonski Brodit: fshati Vidush, pranë fshatit Dragov Dol dhe pranë fshatit Lokvicë (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët dhe shkurre). Komunat e Jegunovcit dhe Sarajit: fshati Kopance dhe fshati Tudence, me zgjerim drejt fshatit Bojanë (pyll i përzier). Komuna e Prilepit: fshati Canishte (bimësi e ulët). Komuna e Nagoriçanit të Vjetër: fshati Orah, fshati Dimance dhe fshati Rugance (zjarr pyjor, në të cilin u përfshi një shtëpi)", informojnë nga QMK.

Ata shtuan se zjarri në deponinë në Komunën e Dellçevës është nën kontroll, dhe zjarret në Komunën e Brvenicës: fshati Miletinë (bimësi e ulët), Komuna e Kratovës: fshati Zheleznicë (deponi), Komuna e Rankovcit: fshati Vetunicë (bimësi e ulët), Komunat e Velesit dhe Zelenikovës: fshati S'llp, komuna e Selos së Epërme, me zgjerim drejt fshatrave Karabunishtë dhe Buzallkovë, si dhe drejt fshatrave Dobrinë dhe Tisovicë (bimësi e ulët, pyll lisi dhe shkoze dhe pyll lisi cilësor) janë shuar.

Gjithashtu janë shuar zjarret edhe në Komunën e Studeniçanit në f. Batincë (vegjetacion i ulët) dhe në Komunën e Zelenikovës: f. Paligraf (vegjetacion i ulët dhe pyll). sa/

Foto: MIA arkivi