Pesë persona të tjerë ekzekutohen në Iran për shkak të protestave dhe lidhjeve të dyshuara me Izraelin
- Pesë persona të tjerë janë ekzekutuar në Iran në një periudhë të shkurtër kohore, publikuan sot mediat iraniane, transmeton DPA.
Teheran, 4 maj 2026 (MIA) - Pesë persona të tjerë janë ekzekutuar në Iran në një periudhë të shkurtër kohore, publikuan sot mediat iraniane, transmeton DPA.
Tre burra u ekzekutuan herët në mëngjes në lidhje me protestat masive në janar. Ata u akuzuan për pjesëmarrje në protestat në qytetin verilindor Mashhad dhe se ishin pjesë e komplotit të lidhur me Izraelin.
Irani të shtunën ekzekutoi edhe dy burra pasi Gjykata Supreme i konfirmoi dënimet e tyre me vdekje për shkak të spiunimit në interes të Izraelit dhe për bashkëpunim me shërbimin e fshehtë izraelit. Sipas njohurive, ata kanë përcjellë informata të besueshme.
Nga fillimi i luftës me Izraelin dhe SHBA-në më 28 shkurt, gjyqësori iranian zbaton masa më të ashpra kundër kritikëve. Prej atëherë, disa persona u ekzekutuan nën dyshimin për spiunim në interes të Izraelit.
Organizatat për të drejtat e njeriut kohë të gjatë e kritikojnë përdorimin e dënimit me vdekje në Iran, duke i akuzuar autoritetet se ekzekutimet i shfrytëzojnë fillimisht si mjet për frikësim. Sipas të dhënave të agjencisë gazetareske të organizatës "Aktivistë për të drejtat e njeriut në Iran" (HRANA), me seli në SHBA, më shumë se 2.000 njerëz u ekzekutuan vitin e kaluar, që është numri më i lartë në dekadat e fundit. sa/
foto: arkivi