Pesë italian humbën jetën në një aksident zhytjeje në Maldive
- Pesë shtetas italianë kanë vdekur në një aksident zhytjeje në Maldive, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme italiane.
Romë, 15 maj 2026 (MIA) - Pesë shtetas italianë kanë vdekur në një aksident zhytjeje në Maldive, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme italiane.
Sipas Ministrisë, zhytësit u nisën për të eksploruar shpellat në një thellësi prej rreth 50 metrash në atolin Vaavu.
Aktualisht nuk ka informacione rreth shkaqeve të aksidentit, ndërsa autoritetet e Maldives kanë hapur hetim për rastin.
Nga Roma kumtuan se ambasada italiane në Sri Lanka po punonte për të ofruar mbështetje për familjet e viktimave.
Maldivet janë shtet ishullor në Oqeanin Indian, në jugperëndim të Sri Lankës, i njohur për plazhet me rërë të bardhë dhe shkëmbinjtë koralorë, të cilët tërheqin një numër të madh turistësh, zhytësish dhe dashamirësish të aktiviteteve nënujore.
Mediat italiane njoftuan se katër nga të vdekurit ishin punonjës ose studentë në Universitetin e Xhenovës.
Universiteti kumtoi se po mban zi për humbjen e një profesoreshe të ekologjisë, vajzës së saj që studionte atje, një lektori dhe një studenti që së fundmi u diplomua në biologji dhe biologji detare.
Ministrja italiane e Shkencës, Ana Maria Bernini, në platformës Iks deklaroi se tragjedia "ka tronditur thellësisht bashkësinë akademike në Itali".
Autoritetet italiane nuk kanë kumtuar ende ndonjë informacion shtesë në lidhje me identitetin e viktimës së pestë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s