• петок, 20 февруари 2026

Peskov: Temë e negociatave për Ukrainën në Gjenevë do të jenë edhe territoret

Peskov: Temë e negociatave për Ukrainën në Gjenevë do të jenë edhe territoret

Moskë, 16 shkurt 2026 (MIA) - Në negociatat në Gjenevë për Ukrainën do të diskutohet një gamë më e gjerë çështjesh se sa në Abu Dabi, përfshirë edhe territoret, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai tha se delegacioni rus në negociatat e ardhshme do të jetë më në numër, ku përveç përfaqësuesit special të presidentit rus Vlladimir Medinski, do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm, Mihail Galuzhin dhe shefi i Drejtorisë kryesore të inteligjencës së Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, Igor Kostjukov.

"Medinski mbetet kreu i delegacionit të negociatorëve tanë. Pse nuk mori pjesë në dy raundet e mëparshme? Sepse pati diskutime mbi çështjet e sigurisë, domethënë tema që lidhen drejtpërdrejt me çështjet ushtarake. Kjo është arsyeja pse grupi ynë u udhëhoq nga Kostjukov, ndërsa delegacioni përbëhej nga përfaqësues ushtarakë. Këtë herë është planifikuar diskutim për një gamë më të gjerë temash, duke përfshirë çështjet kryesore - ato që lidhen me territoret dhe gjithçka tjetër", shpjegoi Peskovi.

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан