• петок, 20 февруари 2026

Peskov: Rusia bën thirrje për t'u përmbajtur lidhur me Iranin

Peskov: Rusia bën thirrje për t'u përmbajtur lidhur me Iranin

Moskë, 19 shkurt 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se Rusia u bën thirrje të gjithë akterëve në Lindjen e Afërt të tregojnë përmbajtje për gjendjen momentale rreth Iranit.

Peskov theksoi se Moska vazhdon t'i zhvillojë marrëdhëniet me Teheranin, por në të njejtën kohë u bën thirrje "miqve iranianë, si dhe të gjitha palëve në rajon" të evitojnë përhkallëzimin dhe të tregojnë përgjegjëssi maksimale.

Duke folur për manovrat ushtarako-detare ruso-iraniane, Peskov theksoi se bëhet fjalë për aktivitete të rregullta dhe të planifikuara paraprakisht të cilat janë koordinuar shumë më herët.

Këto janë stërvitje të rregullta të cilat ishin dakorduar shumë më herët", u tha ai gazetarëve.

Paraprakisht, mediumet kumtuan se përfaqësues të lartë të sigurisë nacionale e informuan presidentin amerikan, Donald Tramp se ushtria është e gatshme për ssulme potencilae ndaj Irnait që të shtunën, por se korniza kohore për çfarëdo lloj aksioni të mundshsëm me siguri do të vazhdohet edhe pas kësaj periudhe. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан