• четврток, 19 март 2026

Peskov: Putini, Trampi dhe Zelenski duhet të takohen vetëm për të arritur marrëveshjet

Peskov: Putini, Trampi dhe Zelenski duhet të takohen vetëm për të arritur marrëveshjet

Moskë, 26 shkurt 2027 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidentët e Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, Vladimir Putin, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski, duhet të takohen vetëm për të lidhur marrëveshjet.

"Ndoshta duhet të biem dakord këtu që tre presidentët duhet të takohen vetëm nëse është e nevojshme të finalizohen marrëveshjet, ose, siç thonë amerikanët, "marrëveshja". Kjo ndoshta është e vërtetë", tha Peskov në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Duke folur për mundësinë e organizimit të një takimi midis presidentit rus dhe Zelenskit, Peskov kujtoi deklaratat e mëparshme të presidentit ukrainas në të cilat ai foli për "çfarë Ukraina nuk do të bie kurrë dakord dhe çfarë synon të bëjë më pas".

"Nuk ka nevojë as të analizojmë deklaratat, thjesht duhet të kujtojmë dhe të pyesim veten nëse ka kuptim të takohemi në nivelin më të lartë nëse regjimi i Kievit vazhdon ta mbajë këtë qëndrim", tha Peskov.

Kur një gazetar e pyeti nëse oferta ndaj Zelenskit për të ardhur në Moskë nëse donte të diskutonte ndonjë gjë vlen ende, Peskov u përgjigj pozitivisht. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан