Peskov: Putin është i gatshëm të negociojë me Evropën, por nuk do të jetë i pari që do të iniciojë dialog
- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë me “të gjithë”, përfshirë edhe me evropianët, njoftoi sot Kremlini, pasi "Fajnenshëll tajms" publikoi se udhëheqja e Bashkimi Evropian po përgatitet për bisedime të mundshme.
Moskë, 8 maj 2026 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë me “të gjithë”, përfshirë edhe me evropianët, njoftoi sot Kremlini, pasi "Fajnenshëll tajms" publikoi se udhëheqja e Bashkimi Evropian po përgatitet për bisedime të mundshme.
Fajnenshëll tajms publikoi dje se ndryshimi i qasjes së Bashkimit Evropian është nxitur nga frustrimi lidhur me negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Tramp.]
Kryetari i Këshilli Evropian, Antonio Koshta, tha se beson që ekziston “potencial” për negociata të Bashkimi Evropian me Vladimir Putin dhe se aleanca ka mbështetjen e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
“Putini është i gatshëm të negociojë me të gjithë. Ai e ka përsëritur këtë disa herë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, para gazetarëve kur u pyet për artikullin e Fajnenshëll tajms".
„Do të jemi të gatshëm të përparojmë në dialog aq sa janë të gatshëm evropianët ta bëjnë këtë. Megjithatë, siç ka theksuar tashmë Vladimir Putin, ne nuk do të iniciojmë kontakte të tilla pas qëndrimeve që kanë marrë evropianët“.
Rusia beson se qeveritë evropiane duhet të bëjnë hapin e parë, sepse ato janëa ta që i ndërprenë kontaktet me Kremlinin në vitin 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
“Palë ruse nuk ishte iniciatorja e ndërprerjes së plotë të marrëdhënieve tona me Bashkimi Evropian”, tha Dmitri Peskov. “Kjo u iniciua nga Brukseli dhe nga disa kryeqytete evropiane”.
Liderët evropianë kanë theksuar më parë se Rusia duhet të mposhtet në Ukrainë dhe e kanë përshkruar Putinin si një kriminel lufte dhe autokrat, i cili, sipas tyre, një ditë mund të sulmojë një anëtar të NATO-s nëse i lejohet të fitojë. ls/
Foto:Arkivi i MIA-s