Peskov: Ende nuk është caktuar data për raundin e dytë të ardhshëm të negociatave paqësore me Ukrainën
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov sot deklaroi se ende nuk është caktuar data për raundin e ardhshëm të negociatave paqësore me Ukrainën, duke shtuar se kjo do të ndodhë së shpejti.
Moskë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov sot deklaroi se ende nuk është caktuar data për raundin e ardhshëm të negociatave paqësore me Ukrainën, duke shtuar se kjo do të ndodhë së shpejti.
Rusia, SHBA-ja dhe Ukraina javën e kaluar në Abu Dabi mbajtën raundin e dytë të negociatave, por nuk arritën ndonjë përparim të madh, përveç se u dakordua një shkëmbim i 314 të burgosurve ushtarakë. Ky është shkëmbimi i parë që nga tetori i vitit të kaluar.
Ai foli edhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës, duke theksuar se edhe pavarësisht kontakteve mes Moskës dhe Parisit, nuk sheh asnjë dëshirë nga pala tjetër për të ripërtëri dialogun në nivelin më të lartë.
Prej kohësh kemi deklaruar se ndërprerja e plotë e marrëdhënieve është jologjike, kontraproduktive dhe e dëmshme për të gjitha palët, theksoi Peskov, duke shtuar se Rusia mbështet dialogun për zgjidhjen e problemeve urgjente që nuk mund të zgjidhen përmes konfrontimit. qa/
Foto: EPA