Pentagoni: SHBA-ja do të tërheqë 5.000 ushtarë nga Gjermania
- – SHBA-ja do të tërheqë 5.000 ushtarë nga Gjermania, njoftoi Pentagoni.
Uashington, 2 maj 2026 (MIA) – SHBA-ja do të tërheqë 5.000 ushtarë nga Gjermania, njoftoi Pentagoni.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Shon Parnel, deklaroi dje se pritet që tërheqja të përfundojë në gjashtë muajt e ardhshëm deri 12 muaj.
Ky veprim vjen në kushte të tensioneve të rritura ndërmjet presidentit amerikan Donald Tramp dhe Evropës rreth luftës në Iran.
Trampi paraprakisht këtë javë u kërcënua se do ta ulë numrin e ushtarëve amerikanë në Gjermani pas përplasjes me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, i cili të hënën tha se iranianët po e poshtërojnë SHBA-në në bisedimet për përfundimin e luftës.
Trampi të mërkurën deklaroi se Pentagoni po mendon për tërheqjen e 40.000 ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani.
Ai në rrjetet sociale deklaroi se po shqyrtohet dislokimi i forcave amerikane në Gjermani, ku është selia e Komandës Evropiane të SHBA-së. fc/
Foto: EPA