• вторник, 14 април 2026

Pentagoni përgatitë dërgimin e 3.000 parashutistëve në Lindjen e Afërt

Pentagoni përgatitë dërgimin e 3.000 parashutistëve në Lindjen e Afërt

Uashington, 25 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po përgatitë sistemimin e rreth 3.000 ushtarëve nga divizion i i 82-të sulmues ajror në Lindjen e Afërt, lajmëruan mediumet amerikane.

Këto forca speciale janë të trajnuara për operacione sulmuese ajrore me përdorimin e parashutave.

Sipas disa raportimeve mediatike, duke iu referuar përfaqësuesve anonimë amerikanë, plani parasheh dërgimin e reth 3.000 ushtarëve për mbështetje të operacioneve kundër Iranit, por nuk është e qartë sa janë kon krete këto plane.

"Uollstrit xhurnall" kumtoi se ende nuk është sjellë vendim nëse do të dërgohen forca tokësore drejtpërdrejtë në Iran, por sistemimi hapë disa mundësi strategjike për presidentin Donald Tramp.

"Politiko" vlerësoi se përforcimi i pranisë ushtarake tregon mundësinë për marrje të dhunshme ttë kontrollit ndaj ngushticës së Hormuzit, e cila është me rëndësi jetësore për transportin e naftës.

"Njujork tajms" i pari raportoi për planet e Pentagonit, duke cekur se forcat mund të sistemohen për marrjetë portit kyç iranian në ishullin Harg.

Mijëra marinsë tashmë janë sistemuar në rajon, ndërsa sipas të dhënave të mëparshme amerikane, atje ka mbi 50.000 ushtarë.

Izraeli dhe SHBA-ja filluan sulme ndaj Iranit para më shumë se tre javëve, ndaj çka Teherani u përgjigj me kundërsulme.

Theksohet se divizioni i 82-të sulmues ajror mund të sistemohet në afat prej 18 orësh pas marrjes së urdhrit. Diviozioni bazën e ka në shtetin federal Karolinë Veriore në pjesën lindore të SHBA-së. ab/

foto: arkivi

Остани поврзан