Pentagoni: Pastrimi i ngushticës së Hormuzit nga minat mund të zgjasë deri në gjashtë muaj
- Pastrimi i ngushticës së Hormuzit nga minat, të cilat, sipas vlerësimeve amerikane, i ka vendosur ushtria iraniane, mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj, ndërsa një operacion i tillë nuk do të zbatohet derisa nuk përfundon lufta mes SHBA-së dhe Iranit, u kumtua në raportin e Pentagonit drejtuar Kongresit.
Uashington, 23 prill 2026 (MIA) - Pastrimi i ngushticës së Hormuzit nga minat, të cilat, sipas vlerësimeve amerikane, i ka vendosur ushtria iraniane, mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj, ndërsa një operacion i tillë nuk do të zbatohet derisa nuk përfundon lufta mes SHBA-së dhe Iranit, u kumtua në raportin e Pentagonit drejtuar Kongresit.
Vlerësimin gjatë paraqitjes së mbyllur para anëtarëve të Komitetit prë forca të armatosura të Dhomës përfaqësuese e bëri të ditur një funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa e transmetuan tre burime të njoftuara me përmbajtjen e bisedës, transmeton "Uashington post".
Persona zyrtarë amerikanë theksojnë se ky vlerësim tregon prë atë se pasojat ekonomike nga konflikti mund të zgjasin deri në fund të vitit apo më gjatë, para së gjithash përmes çmimeve të larta të naftës dhe derivateve.
Kongresi është njoftuar se Irani ndoshta ka vendosur 20 apo më shumë mina në dhe rreth ngushticës së Hormuzit, përmes të cilës kalojnë rreth 20 për qind e tregtisë botërore me naftë. Disa mina ishin vendosur nga distanca me ndihmën e teknologjisë GPS, përderisa të tjerat kinse janë vendosur nga anijet më të vogla.
Pentagoni dhe Komanda qendrore amerikane nuk dëshiruan ta komentojnë vlerësimin. Irani më parë paralajmëronte bllokadë të kësaj rruge lundruese si përgjigje ndaj operacioneve amerikane dhe izraelite.
SHBA-ja kërkon Irnai ta ndalojë programin bërthamor, ta dorëzojë uraniumin e pasuruar dhe sërish tërësisht ta hapë ngushticën. Nga ana tjetër, Teherani refuzon vazhdim të negociatave prëderisa nuk hiqet bllokada amerikane detare.
Ish-funksionarë dhe analistë amerikanë paralajmërojnë se prania afatgjate e minave do t'i destabilonte plotësisht tregjet energjetike. Pentagoni po shqyrton opesione të ndryshme për mënjanimin e emundshëm të minave, përfshirë përdorimin e helikopterëve, dronëve dhe njësive speciale zhytëse. ab/
Foto: МIА arkivi