Pentagoni ka ndërprerë shpërndarjen e 4.000 ushtarëve amerikan në Evropë
- Pentagoni ka ndëprerë shpërndarjen e më shumë se katër mijë trupave amerikane në Evropë, një veprim që i habiti disa përfaqësues ushtarakë, transmetoi DPA.
Uashington, 14 maj 2026 (MIA) - Pentagoni ka ndërprerë shpërndarjen e më shumë se katër mijë trupave amerikane në Evropë, një veprim që i habiti disa përfaqësues ushtarakë, transmetoi DPA.
Gazeta "Voll strit zhurnall" publikoi se një vendimi i tillë u kumtua në një takim të përfaqësuesve të armatës amerikanë me përfaqësues të Komandës Evropiane të ushtarëve amerikan (EUCOM).
Bëhet fjalë për ushtarë që supozohej të dërgoheshin në Poloni në kuadër të një rotacioni të planifikuar nëntëmujor.
Armata amerikane në mars kumtoi se brigada do të zëvendësonte forcat e tjera si pjesë e një rotacioni të rregullt. Sipas gazetës amerikane, disa nga pajisjet dhe personeli ishin tashmë në rrugë për në Evropë, kështu që disa përfaqësues të armatës u befasuan nga vendimi i ri.
Gazeta, duke cituar burime të shumta të Pentagonit, pohon se EUCOM rekomandoi që jo më shumë se katër mijë ushtarë të zëvendësoheshin pas përfundimit të misionit të tyre me rotacion, por nuk kërkoi një ndërprerje të menjëhershme të vendosjes.
Portali i specializuar “Task and Purpose” publikoi se ushtarët do të bashkëpunonin kryesisht me forcat partnere në Poloni, në kuadër të Operacionit "Atlantic Resolve", një mision amerikan i nisur në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë ruse, me qëllim mbështetjen e aleatëve të NATO-s në Evropë.
Para rreth dy javë, pasi sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegset urdhëroi tërheqjen e rreth pesë mijë trupave amerikane nga Gjermania, pas çka Polonia shprehu përsëri gatishmërinë e saj për të pranuar forca shtesë amerikane.
Sipas një deklarate të presidentit polak, Karol Navrocki, për momentin në Poloni janë stacionuar gjithsej dhjetë mijë ushtarë amerikanë, prej të cilëve një pjesë e madhe lëvizi rregullisht midis bazave amerikane në të gjithë Evropën. rq/
Foto: arkivi i MIA-s