Pentagoni: SHBA-ja në gjashë ditët e para të luftës me Iranin ka shpenzuar 11 miliardë dollarë
- Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve anonime të Pentagonit, kanë raportuar se gjashtë ditët e para të luftës me Iranin kanë kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë.
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) - Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve anonime të Pentagonit, kanë raportuar se gjashtë ditët e para të luftës me Iranin kanë kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollarë.
Në vlerësim nuk përfshihen shpenzimet të ndërlidhura me konfliktin, siç është vendosja e pajisjeve dhe personelit ushtarak para sulmit që ndodhi më 28 shkurt.
Më parë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e Uashingtonit (CSIS), raportoi se 100 orët e para të sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit i kanë kushtuar Uashingtonit 3,7 miliardë dollarë, ose pothuajse 900 milionë dollarë në ditë, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha për municione.
Sipas studiuesve të CSIS, Mark Kansian dhe Kris Park, vetëm një pjesë e vogël e shpenzimeve të vlerësuara prej 3,7 miliardë dollarësh për luftën në 100 orët e para tashmë kanë qenë të parashikuara në buxhet, ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve, 3,5 miliardë dollarë, nuk ishin të parashikura. Sipas tyre, Pentagoni me siguri së shpejti duhet të kërkojë më shumë fonde për të mbuluar shpenzimet e paplanifikuara, të cilat ka mundësi të jenë një sfidë politike për administratën e Donald Trampit dhe të krijojnë një tjetër "vatër kundërshtimi ndaj luftës". mb/
Foto: MIA